ANALIZA/ Rruga e zgjidhjes së çështjes të Koresë së Veriut

6 Korrik 2017, 21:01Bota TEMA

Presidenti Trump duket se ka thithur të paktën një këshillë nga Barak Obama: Programi bërthamor i Koresë së Veriut është një problem me një nevojë urgjente për zgjidhje. Kjo u bë mëse e qartë të martën, kur Veriu testoi një raketë që dukej e aftë për të goditur Alaskën.

Zoti Trump po mëson gjithashtu një mësim tjetër, se ai nuk mund të mbështetet vetëm në Kinën për të detyruar Korenë e Veriut të frenojë programin e saj bërthamor. Ajo që nuk ka kuptuar është se një zgjidhja përfundimtare do të kërkojë dialog të drejtpërdrejtë me Veriun.

Zoti Trump ka këmbëngulur tek Kina, furnizuesi kryesor i ushqimit dhe karburantit të Veriut, për të detyruar Korenë e Veriut të braktisë programin e saj bërthamor, me një duzinë apo më shumë armë bërthamore që ka në dispozicion. Dhe pas një takimi me Presidentin Xi Jinping në Mar-a-Lago në prill, zoti Trump dukej i bindur se Kina do ta bënte këtë gjë. Por javët e ardhshme treguan që Kina ishte hezitante për të ushtruar llojin e presionit që mund ta detyrojë Veriun të heq dorë nga armët bërthamore. Pekini ka frikë se sanksionet e ashpra mund të destabilizojnë Korenë e Veriut, duke çuar në rrëzimin e qeverisë së saj, kaosin, një rritje të refugjatëve përgjatë kufirit dhe aneksimin e vendit nga Koreja e Jugut, një aleat amerikan.

Pasi z. Trump pranoi në një tweet të kohëve të fundit se në varësi të faktit se ndërhyrja e Kinës “nuk kishte funksionuar”, administrata e tij mori hapa që reflektonin bezdinë e tij. Ai miratoi një shitje armesh prej 1.4 miliard dollarë Tajvanit, të cilin Kina e konsideron si një provincë renegade; ai vendosi sanksione ndaj një banke kineze e akuzuar që ka vrepuar si një kanal i aktivitetit financiar të Koresë së Veriut; dhe një shkatërrues detar amerikan kaloi pranë territorit të diskutueshëm të pretenduar nga Kina në Detin e Kinës Jugore. Tani flitet që Uashingtoni do të lëvizi tarifat e çelikut, të cilat do të synonin pjesërisht Kinën.

Shytja e Kinës për të rritur presionin mbi Korenë e Veriut nuk është një gjë e keqe. Por një ndarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të nxiste me shumë gjasa Korenë e Veriut. Me logjikën se asnjë udhëheqës nuk dëshiron të përshkallëzoj tensionet, z. Trump telefonoi zotin Xi të dielën për të diskutuar mbi Korenë e Veriut dhe zoti Xi e pranoi telefonatën. Z. Trump paralajmëroi zotin Xi se Amerika ishte e përgatitur të vepronte vetë në presion ndaj Phenianit.

Pas provës së raketave të Veriut, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut mbajtën stërvitjet e tyre të lëshimit të raketave. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson njoftoi gjithashtu plane për përdorimin e taktikave tradicionale diplomatike, përfshirë pyetjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar sanksione më të forta dhe duke u bërë thirrje vendeve ku punonjësit e Koresë së Veriut janë të punësuar për të ndaluar “bashkëfajësinë e nxitjes së një regjimi të rrezikshëm”. Z. Trump foli të hënën mbi Korenë me kryeministrin japonez, zhvilloi bisedime javën e kaluar me presidentin e Koresë së Jugut dhe planifikon një darkë me të dy burrat në Gjermani të enjten.

Një shenjë shpresëdhënëse ka qenë një takim jozyrtar midis koreanëve të veriut dhe amerikanëve në Oslo, në maj, ku përfshihej edhe Jozef Yun, një diplomat i lartë i Shteteve të Bashkuara, i cili bëri të mundur lirimin nga Koreja e Veriut të Otto Warmbier, një studenti amerikan, i cili ishte dënuar padrejtësisht dhe u trajtua agërsisht nga autoritetet vendase. Z. Warmbier vdiq më 19 qershor pasi u kthye në shtëpi në koma. Koreja e Veriut duhet të japë një shpjegim të plotë të asaj që ndodhi. Por kontaktet midis zyrtarëve të të dy vendeve duhet të vazhdojnë, si për të kërkuar lirimin e tre amerikanëve të tjerë dhe për të ndërtuar një bazë për negociatat e ardhshme mbi programet bërthamore dhe raketore të Veriut.

Për Z. Trump dhe liderë të tjerë politikë, negociatat me Korenë e Veriut janë një mallkim. Koreja ka një nga të dhënat më të këqija të të drejtave të njeriut në botë. Por sanksionet nuk sjellin fundin e kërcënimit bërthamor dhe veprimi ushtarak kundër Veriut do të vinte në rrezik miliona koreanë të Jugut dhe 38,000 trupa amerikane. Negociatat, megjithatë, çuan në një marrëveshje në vitin 1994 që ngriu programin e Veriut për gati një dekadë.

Disa nga ekspertët bërthamorë më me përvojë të Amerikës, si George Shultz, ish-sekretar i shtetit; William Perry, ish-sekretar i mbrojtjes; dhe Siegfried Hecker, ish-drejtor i Laboratorit Kombëtar Los Alamos, i shkruan kohët e fundit z. Trump duke i kërkuar atij të fillojë bisedimet si “opsioni i vetëm realist” për të parandaluar përdorimin potencial të Koresë së Veriut të armëve bërthamore. Dhe 60 për qind e amerikanëve, pavarësisht nga përkatësia politike, janë dakord me ta. Nuk ka asnjë tregues se zoti Trump ka një strategji më të mirë.

The New York Times – Lexo.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje