Ish-ministri grek i Mbrojtjes: Amerikanët nuk ma falën blerjen e armatimeve nga Rusia, e pagova shtrenjtë

6 Korrik 2017, 09:23Rajoni TEMA

“Pagova me burg blerjen e armatimeve nga Rusia dhe këtë amerikanët nuk ma falin.

Pagova konfrontimet mes interesave ndërkombëtare në fushën e energjisë “– thotë ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Xohaxopoulos në një intervistë për gazetarin Antonis Sroiter.

“Nuk ka asnjë konspiracion global apo ndërkombëtar, por veprime armiqësore kundër Greqisë.

As nuk kam lyer gishtin me mjaltë dhe as kam marrë rryshfet”– shton ish-ministri në intervistën që do të transmetohet të enjten në mbrëmje.

“Unë kurrë nuk e gjeta veten në një qeli të mirë, kam qenë në një qeli normale.

Shkova në burg për shkak se u përndoqa politikisht nga Jorgos Papandreu dhe Kostas Simitis.

Nuk kishte asnjë ankesë ndaj meje, nuk ka pasur lëvizje të parash dhe nuk është gjetur asnjë pagesë për mua, asgjë” -thekson Xohaxopulos.

Akis Xohaxopulos, u dënua me 20 vjet burg për korrupsion në shitblerjen e armëve në kohën kur ishte në degtyrë.

77 vjeçari, dikur një ndër njerëzit kryesorë të PASOK siguroi 200 mijë euro që u kërkuan për lirimin me kusht dhe pretendimeve se kishte probleme me shendetin.

Një komision hetimor i ngritur në vitin 2011 nxorri në dritë fakte të shumta të përfshirjes së tij në afera të paligjshme në periudhën 1996-2001, kur ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes.

Ai u arrestua në vitin 2012.

Xohaxopulos u akuzua se ka përfituar rreth 8 milionë euro nga disa kompani fantazmë, para me të cilat bleu dy vila superluksoze.

Sipas organit të akuzës transaksioni i parave u krye nga banka “Morgan Stanley” drejt Zvicrës. Ish-ministri grek i Mbrojtjes akuzohej po ashtu edhe për deklarim të rremë të të ardhurave dhe fshehje të pasurisë.

Xohaxopulos ka shërbyer si deputet i PASOK-ut (Lëvizjes Socialiste Panhelenike) që prej vitit 1974 deri në 2007, duke qenë i pranishëm në të gjitha kabinetet qeveritare.

Në vitin 1995 ishte në postin e zv/kryeministrit, ndërsa një vit më vonë kandidoi për postin e kryeministrit pas dorëheqjes për arsye shëndetësore të Andrea Papandreut.

http://www.protothema.gr/politics/article/694484/tsohatzopoulos-plirosa-…

11 komente në “Ish-ministri grek i Mbrojtjes: Amerikanët nuk ma falën blerjen e armatimeve nga Rusia, e pagova shtrenjtë”

  1. FRANK says:

    Poshte imperializmi Ameriqen
    ZHTO 1914

    1. Posejdon.al says:

      Te fala Janulles antiamerikani Frank, o talebani ortodoks bithecpuar i Vorio-Epirit.

  2. Ylli says:

    Per ne qe kemi jetuar ne Greqi e dime shume mire se ne cfare parash notonte Akis Xhokaxhopulus.Nje majtist fodull dhe arrogant qe erdhi ne pushtet ne 81 me kryemashtruesin Papandreu me golf leshi dhe nga megakorrupsioni arriti ti blinte vajzes nga martesa e dyte corape 1000 ( njemije) euroshe.Tipik majtist qe flet per popullin dhe vjedh popullin.Por me monster ishte e shoqja me e re se ky Akis ne moshe dhe nuk bente asnje perpjekje ta fshinte luksin.Edhe kur e arrestuan nuk shprehu as keqardhjen me te vogel ,pervecese krenari perverse per luksin e ndertuar mbi para te vjedhura.Skandali i Akis Xhokaxhopulos ishte nje nder ato qe i ben greket ta conin PASOK – un nga 44 % ne vetem 4% ,brenda 3 viteve.

    1. Korabi says:

      Ilir Meta dhe Moniqja jane njelloj. Kur ishte ne fakultet vishte çorape leshi te thurura tani notojne ne luks dhe as nuk e fshehin. Paçin fatin e ketij grekut, u kalbshin ne burg

    2. Gjitoni i Nolit says:

      Ja dhe nje viktim tjeter e mediave te “pavaraura”te sistemit .Po mos merr kot o ull se ti ske qene ne hetimin e tij mos e ngatro kosin me qull.

  3. Askushi says:

    Ne te njejtin pozicion me Tzoxatzopoulon jane shumica e politikaneve ne greqi. Por vetem ai e hengri.

  4. Arbnori says:

    KJO KA PER TE NDODHUR EDHE KETU TEK NE, DO TA HAJ BURGUN LUAN HAJDARHAGA QE BERI PARA ME ORIZIN DHE FASULET E USHTAREVE KUR ISHTE NE MINISTRINE E MBROJTJES BASHE ME NJE DAR KOCO KICO QE SOT GRZOM PARATE KURSE ILIR FLORIRI DHE BERISHAJT DO SHPETOJNE. ..

  5. Anastas Kolluqi says:

    Po pse prisni te refejne keta kodoshe.Keta jane hajdute ne menyre zyrtare , duke genjyer me shifra BE jo me si persona.Grekeve u eshte hequr viza per ndershmeri ne Evrope e me tej.Tani jane bere si zorre per te marre pare nga Europa dhe perseri nuk ndermarrin reforma, prisni se keni per te pare edhe me keq per Greqine.

  6. shigjeta says:

    Ky si person eshte ne kuptimin e plote , personifikimi i hajdutit te pangopur , shifrat per te cilat akuzohet jane astronomike , mend nuk kish dhe nuk ka , po qe se kish nuk do ekspozohej kaq shume , duke bere jete luksoze dhe blerje nga me te shtrenjtat ,duke e ditur qe ne fillimi te karieres politike te tij , nuk kish nivele te larta jetese , nje njeri i zakonshem qe qarkullonte me nje opel kadet , vodhi sa nuk plasi , burimet e tij te vjedhjes ridhnin si lum i pashteershem , nuk dinte ta fshihte pasurine e vjedhur , ajo eshte mjeshteria dhe zgjuarsia ama , te dish te kamuflohesh dhe te mbullosh gjurmet , gje per te cilen nuk e bejne te pasuruarit e rinj dhe te shpejt , e kane kete kusur ata , duan te tregojne se kush jane , kjo vjen sepse tere jeten ata nuk kane patur para , dhe nuk harijen te permbahen kur fitojene ne menyre te shpejte dhe te paligjshme shuma kolosale , nejse pune e tyre kjo , nuk na intereson , thjesht mos ta mbajne veten per te zgjuar greket , se para 21 vitesh per shume pak vota ky do qe kryeminister ……..

  7. Besmir Ali says:

    Ore ky Karaxaxiqja qeka trap krejt. Me parate e Rvropes dhe Amerikes blen arme te Rusi. Qeka i cpum n sum. Pak burg paska bo. Ja ka marr n goje hiresise dhe ka la gjysmat e mekateve. Amin o Theos qeroji keto Jaratrapidha nga faqja e dynjos…

  8. albaniafirst says:

    I shkreti, paska perfunduar ne burg per vetem dy vila. Po Like floriri qe u pa nga te gjithe me ze dhe figure qe po I propozonte ti jepte ministrit Prifti vetem nje “cope” prej 700 mije eurosh nga “torta” qe kushedi se sa e madhe ishte per nje licence hidrocentrali.
    Beni llogari se sa licenca per hidrocentrale dhe minjera jane dhene ne ate kohe, shumezoni me numrin e ministrave qe LSI kishte ne Qeverine Berisha dhe del nje pjese e vogel e parave qe ka vjedhur Iliri I “ndershem”, pa llogaritur ato qe ka vjedhur kur ishte Krye Minister …
    I bie qe mbasi ta fusin ne birruce, te hedhin celsat ne lume qe te mos dale me nga birruca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje