Maqedoni, Gjykata urdhëron konfiskimin e pasaportës së Gruevskit

4 Korrik 2017, 09:28Rajoni TEMA

Një gjykatë në Maqedoni ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij konservatore, VMRO-DPMNE, përfshirë dy ish-ministra të qeverisë së tij, lidhur me skandalin madhor të përgjimit.

Ky urdhër është shpallur dje, pasi Gruevski dhe ish-ministri i brendshëm dhe ai i transportit, përkatësisht Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, ishin akuzuar të dyshuar se i kanë shkelur rregullat financiare të fushatës zgjedhore dhe për keq bërje të tjera, gjatë hetimit të Prokurorisë speciale për përgjimet ilegale.

Në këtë skandal, janë përgjuar ilegalisht bisedat telefonike të afro 20 mijë njerëzve. Gruevski i ka hedhur akuzat dhe i ka fajësuar spiunët e jashtëm.

Skandali ka shkaktuar krizë politike dhe zgjedhje në dhjetor të vitit të kaluar, me ç’rast ka përfunduar sundimi 10 vjeçar i partisë VMRO-DPMNE të Gruevskit. Ndërkohë më se 100 vetë janë akuzuar deri tash në kuadër të hetimeve për përgjim.

2 komente në “Maqedoni, Gjykata urdhëron konfiskimin e pasaportës së Gruevskit”

  1. Tung says:

    Rroj qe te degjoj kete gje nje dite ne Shqiperi…sali berishes i bllokohet pashaporta.

  2. Qytetari durrsak says:

    Shpresuam me kot qe kjo fytyre kriminale dhe e korruptuar do te merrte denimin e merituar ligjor ?! Keshtu, do te vazhdohet me drejtesine qe vazhdon te mungoje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje