Samir Ujkani kërkohet nga skuadra e Empolit

7 Korrik 2017, 15:18Sport TEMA

Samir Ujkani mund të mbetet sërish pjesë e kategorisë së dytë italiane Serie B.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, i cili në sezonin e shkuar luajti në kategorinë e dytë italiane me skuadrën e Pisës, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Empolit që janë duke kërkuar për një portier titullar.

Këta të fundit janë duke punuar për ndërtimin e skuadrës që do të tentojë të ringjitet në Serinë A pas rrëzimit në sezonin që lamë pas.

Kartoni i Ujkanit zotërohet nga Genoa, e cila nuk e ka në plane portierin, ndaj te Empoli besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për një shumë prej një milion euro.

Në rast se ky transferim realizohet, atëherë numri i futbollistëve shqiptarë në këtë skuadër do të shkonte në tre.

Mbrojtësit Frederik Veseli dhe Kastriot Dermaku janë dy futbollistët e tjerë kuqezinj që janë pjesë e Empolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje