Katër fshatra në zonën e Bialit në Fushë-Krujë prej dy dekatdash vuajn mungesën e ujit të pijshëm.
Teksa gjatë verës problemi bëhet edhe më i rëndë, banorët e kësaj zone, detyrohen që çdo ditë të bëjnë më tepër se 15 kilometra rrugë për të siguruar ujin.
Zgjidhje për ta është një vendburim në zonë, ku është stacioni i pompimit, por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë aty për shkak të distancës së largët.
Vetë banorët shprehen se kjo situatë është bërë e papërballueshme, por nuk kanë zgjidhje tjetër.
Mungesën e ujit të pijshëm prej 20 vitesh e vuajnë fshatrat Mazhë, Bilaj, Mallkuc dhe Murqine.
Ankesat për këtë problematikë kanë qenë të shumta dhe vazhdimisht u është premtuar zgjidhje, por edhe pse ka kaluar shumë kohë, askush nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e problematikës.
Çudira shqiptare,,,,,,në mes të Shqipërisë ,,,,, dhe katër fshatra pa ujë,,,,,,,imagjinoni se sa fshatra të tjerë në gjith vendin, vuajnë nga i njëjti problem,,,,,mospasja e ujit të pijshëm.
Fshati Bilaj është vetëm 25 km larg Tiranës, ,,,në këtë fshat ka ujëra termale (llixha),,,,,,nga burimi i këtij fshati furnizohet Shijaku, Durrësi,,,,dhe vetë banorët e zonës nuk furnizohen me ujë.
Ky është kulmi.
Të gjithë fshatrat e sipërpërmendur (Bilaj, Murqinë, Matje dhe Mallkuç), në kohën e sistemit të kaluar, kanë qenë furnizuar me ujë të pijshëm.
Sot në 2017,,,,,fshatrat s’kanë ujë!!!!
Kjo quhet regres…….Deti kur kështu??????
Zoti kryeministër,,,,vër dorë për këtë problem.