Procesi i Vettingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë ka nisur zyrtarisht. Institucionet e administratës shtetërore kanë filluar punën për kontrollin e pasurive të punonjësve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të verifikohen nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistruara dhe parave që kanë në bankë.
TV Klan ka arritur të sigurojë kopjen e shkresave konfidenciale që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar në zyrën qendrore të hipotekave, ku kërkon verifikimin për dy kategori: 13 anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve si dhe 775 gjyqtarët e prokurorët të punësuar në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.
Në letrën zyrtare të dërguar pranë hipotekës, ILDKPI kërkon që të nisë menjëherë Vettingu për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi puna për ta fillon në shtator. Pas tyre, radha e verifikimeve do të jetë për magjistratët e tjerë. Kërkesa e firmosur nga kryeregjistruesi për anëtarët e këtyre organeve mban datën 30 qershor, ndërsa kërkon të dhëna për pasuritë që kanë krijuar deri në 16 janar 2017-të, kohë kur ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e formularit të Vettingut.
Përveç regjistrimit të pronave në emër të tyre dhe pjesëtarëve të familjes, ILDKPKI kërkon informacion edhe nëse ka pasur shitje apo ndryshime të pronësisë gjatë kohës kur kanë dorëzuar të dhënat. Në urdhrin që kryeregjistruesi i ka dërguar administratës së hipotekës, kërkohen që të gjithë të dhënat të dokumentohen brenda 5 ditëve, përndryshe do të merren masa të rrepta administrative.
Edi Rama, kerkon nga populli tre pika te rendesishme per keto kater vjet qe ai te zbatoj, por ai e ka gabin, une po i them qe pika me e rendesishme per te , eshte vetem 1 dhe e e vetme ( ne se do te qendroj ne pushtet edhe per 100 vjet), te ndeshkohen te pa ndeshkuarit, dmth kush gjukates, prokuron, politikan (dmth , Shkelzen Berisha, Ilir Meta e shoke) kane vjedhur per 20 vjet kete popull dhe kete Evrope, te futen ne burg per jete, ti sekuestrohen pasurite dhe me keto para te ndertohet nje rruge e madhe nga Saranda deri ne Salzburg te Austrise, me emrin evropian” Rruga qe u vodhi demokracine shqipetarve”.
Kjo formë , nuk ka për të nxjerrë shumë abuzime , të cilave , ustallarët e vjedhjes e korrupsionit ja njohin mirë dhe mekanizmin e mbulimit e kamuflimit .
Duhet një LIGJ , me rastin e deklarimeve të Vetingut . Ç’do deklarues , duhet të pranojë ligjërisht , SEKUESTRIMIN e ç’do prone , në rast se mbi atë që ka deklaru , gjindet e faktohet edhe një 5 Lekësh më tepër . Kjo po , i bën ti shkojnë jo shtatë , po shtatëdhjetë e shtatë , nga frika se mos kanë harruar gjë pa dashje , apo mbulimit me dashje .
Tregojauni , se çfarë kanë deklaru POPULLIT , se e din vetë ai , se si ja bën transparencën , mbasi vjedhjen e abuzimin e ka heq në kurriz , sidomos me pronat . Vetëm popullit nuk mund ti mshihet asnjëri . Jo pronat e vjedhura dhe abuzimet e tjera , por dhe lugët e shtëpisë ja din një për një .
Redaksia e TEMES . S’do bëje keq ta hidhje për diskutim këtë mendim e propozim .
Theo …
Te ka ngelur ora ne 1989-en.Ne ate kohe nje njeri I vetem mund t’I kishte te gjitha ne dore.
Drejtonte shtetin, ngarkonte e shkarkonte ke te donte.
Me firmen e tij futej kushdo edhe ne burg.
Kurse sot nje Kryeminister nuk te burgos dot. Ai ka per detyre te te denoncoje ne Prokurori.
Me tej e ka ne dore Prokuroria dhe Gjykata.
Nuk mund te kuptoni nje gje kaq te thjeshte ?