VIDEO/ Pamjet kur gazetari i TV Klan dhunohet nga një... grua

10 Korrik 2017, 20:58Sociale TEMA

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” në televizionin Klan janë transmetuar pamjet e dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam”, Mirela Topulli, ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.

Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.

Por edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme “u zhdukën” gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.

Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli.

Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari.

Gazetari: Përshëndetje ju jeni pronarja e kësaj fabrikës?

Mirela Topulli: Nuk kam komente.

Gazetari: Pse, po këto mbetjet që janë djegur, ku i hidhni?

Mirela Topulli: Ju, kush jeni ju?

Gazetari: Jam nga Televizioni Klan, nga emisioni “Stop”.

Mirela Topulli: Gëzohem. Qofsh me shëndet!

Gazetari: A mund të na japësh informacion se ku i hidhni këto mbetje?

Mirela Topulli: Ka mundësi të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Për çfarë arsyeje? Mund të na thuash se ku i hidhni këto mbetje zonjë?

Mirela Topulli: Zotëri mund të largohesh pak nga makina?

Gazetari: Po nuk mund të largohem se kjo është një ndotje shume e madhe mjedisore që ndodh.

Mirela Topulli: Çfarë di për ndotjen mjedisore?

Gazetari: Unë çfarë di?

Mirela Topulli: Hë?

Gazetari: Do shkojmë bashkë tani të tregoj unë se ku i keni hedh mbetjet?

Gazetari: Do na ndjekësh nga mbrapa?

Mirela Topulli: Do vij unë…

Gazetari: Hajde… Ktheje makinën…

24 komente në “VIDEO/ Pamjet kur gazetari i TV Klan dhunohet nga një… grua”

  1. Ne gjyq vetem says:

    Kjo duhet hedhur ne gjyq vetem per kete sulm fizik ndaj pesobiy jo me psatj. Je gazetari qe po e po! Pervec krimit ekologjik! Kafshri shqiptare! Bravo qetesise se gazeatrit qr e zhyti ne grope idjoten!

  2. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Kesa ti thuash kurve i ben nderin dhe respektin me te madh.
    Kjo eshte nje BAXHELLE KRIMINELE qe burgun e ka pak.
    Prokuroria duhet ta arrestoje menjehere dhe ta akuzoje per 2 vepra penale
    1- Mashtrim me pasoja te renda per jeten e njerezve
    2- Dhune per shkak te detyres.
    Nese nuk denohet kjo KARAPUTANE KRIMINELE ky vend nuk behet asnjehere.Le te grije sallate gjithe diten Ed Rama.

  3. vlora.vlora says:

    Nuk e di se cfare mund ti kete thene gazetari qe ka reaguar keshtu ,,,por ky eshte niveli i femrave shqiptare

  4. Tarrasi says:

    Pak i ra, me shume duhet ti binte ketyre gjobevenseve te Klanit .

  5. goni says:

    Do te shkruj nje koment,per kete rast.Veprimi i Punonjeses ishte i gabuar,pasi e qelloi ,Gazetarin,por edhe Gazetari,po qe se duhej ta pyeste atehere te shkonte tek Shefi i Saje,dhe te pyeste per rastin ne fjale,dhe ne se eshte Ajo Shefja,te trokiste ne Byro,dhe te pyeste,dhe po te pranonte mund te bisedonin,dhe jo ta pyeste ne kohen kur makina ishte ne levizje!Pra nje mikrofon ne dore mund a mbaje kushdo,dhe te pyesesh,ne kohen e levizjes se makins,kjo mund te shkaktoje dyshime,dhe kjo sidomos tek nje Femer!Por kjo nuk don te thote se Punonjesja ne fjale,rreagoi mire perkundrazi,te kerkoje te falur,dhe Gazetari,mendoj eshte mire ta fale.Pra deshiroj,qe ky rast qe ka ndodhur,te kaloje pa buje,dhe kerkimi i faljes nga Punonjesja,si dhe dhenja e shpjegimeve,ne qoftese,duhet te jipen,mund ta qetesoje ngjarjen,dhe ne vend se te shkojne rruges se Tyre si dy armiq,mendoj,te mirekuptohen,sepse mirekuptimi,eshte nje shenje e Njerzimit,dhe kur eshte nje Grua,falja vetem se te nderon!

  6. Faro says:

    Pse gazetari e ka nderprere videon tamam para momentit kur kjo grua qe e kishte pranuar ne makine i hidhet e nervozuar eksyremisht. Dicka fyese duhet ti kete thene ! Madje shume fyese, por qr nuk ka lidhje me ngjarjen

  7. Martin says:

    Kjo zonje duhet denoncuar ne polici dhe prokurori. Duhet te hetohet per 2 krime, ate shkaterrimit te natyres(ekologjise) dhe sulmit fizik pa arsye ndaj nje punonjesi te TV Klan.

  8. Julian says:

    Ku vajti Rama ? E ka parë këtë ?

    1. Xen deledashi says:

      Rama nuk është si Saliu, vete kryeministër, gjykatës, doktor, polic, vrasës. Ke llogjikën e Saliut more djale

  9. Arber Iliri says:

    Kjo duhet arrestu direkt dhe duhet te vuaje nje denim te mire nga gjykata se e meriton.

  10. Mary says:

    O zot sa i shemtuar veprimi i nje gruaje , sa bukur i zgjithe problemet zonja me dhune.
    Mjere ajo familje qe ka ty.

  11. d says:

    nga nje … grua ? Cdmth ? “grua” ? Fantazme eshte “gruaja” ? Ca eshte kjo “….” ? Jemi burra me namuz si para 300 vjeteve ? Me mustaqe dredhur ? Perse sforconi imazhin e bagetise mbi popullin tuaj ? A e dini se jeni vete pjese e kesaj bagetie ? Pastaj rrini peqe lepe neper evrope dhe shani se “shqiperia nuk behet kurre”. E si te behet.. kur ne shqiperi, nje burre u rrihka nga “………………… nje grua” !!! Shtoni dhe me shume habine se si ne kete shoqeri fisnore alla-barbareske keto gjera mund te ndodhin ?

    1. mario says:

      Problemi ketu eshte se burrat me namuz qenkan bere keq pasi nje grua ka goditur nje mashkull. Mjafton te lexoje komentet ne youtube per te vene duart ne koke. Po te kishte ndodhur e kunderta, keta namuzqaret do i dilnin ne mbrojtje nje femre qe dhunohej nga nje burre? Apo do leshonin ato klishete e perhershme “vete e kishte fajin” etj etj. Gazetaruci ne kete rast te thote shyqyr qe ka perfunduar me nje bluze te grisur se Valerio Staffellit tek Striscia la Notizia para ca vitesh ja beri turirin cope jo me pak se drejtori i Rai 1 ne ate kohe. Keshtu qe mjaft me viktimizma dhe tregohuni profesionaliste!

  12. Dani says:

    Nuk e kuptova mire ,per cfare zihen keta dy burrat?

  13. Lani says:

    Po nuk u bene shembull keta tipa ne do vdesim me ke keq se tani nga kanceri e semundje te padegjuara…
    E pafalshme per ata qe kane detyre ta kontrollojne biznesin e kesaj bishe e ti rrasin mundesisht ne te njejten qeli ku ndoshta me shprese do ta fusin kete vrasesen idiote.

  14. Lani says:

    Kjo e ka pak te rraset brenda per krimin mjedisor qe ben. Pse cuditemi kur degjojme se si po perhapet kanceri sikur ky te ishte grip? Ne nje qeli te shkojne te gjithe ata qe duhet ta kontrollonin kete biznes e qe nuk e kane bere kete pune. ☠️

  15. Dingo says:

    Ja Trimat e Shqiperise qe duan burg se i futi dy tre pellembe Microfonit Robot te Klanit qe ka mbrojtur dhe vrare Shqiptaret ka 20 vjet.
    Grate qe vriten dhe rrahen perdite nga Trimat e anadollise qe quhet Shqiperi nuk dilni ti mbroni burracaker,Trimat e tastieres duan Hakmarrje,Mire ja beri Qelbesires se Klanit,ku jane faktet se ne shikojme nje video montazh nga nje stacioni qe kontrollohet nga nje klike Mafioze ,Ilir Meta u filmua me ze dhe figure duke vjedhur dhe e bene dhe President,Kjo Gruaja qe as nuk e njof apo pare ndonje here,ndiqet nga nje zagar femije me mikrofon qe perfaqeson boten e erret qe kane qellimet e tyre,vertet besoni tek Tv tone qe shiten per tre lajthi.Mos merrni flake nga bytha dhe te ju dhimbset Gazetaruci qe qihet ne sume per 200mije leke dhe ben propaganden e Klanit serb antishqiptar.a ishte ky Klani qe na tregonte videot me cadra pistoleta dhe na nxorri Sali qenin si Burre shteti dhe se Gerdeci plasi vete.Mos e qelloni tjetren pa fakte se Shqiperia ka qelbesira te faktuar qe ecin te lire.E mire do ishte ti fuste dhe ndonje shkelm koqeve qelbesires kokepalarit nga Bathorja e Mziut.

  16. Kaltra says:

    Kjo specie vetëm grua nuk mund të jetë.Po është bashkëshorte ,mjerë burri që e ka,po është nënë i duhet hequr kujdestaria e fëmijëve ,se është e çekulibruar psikologjikisht. Në qoftë se është single ,kujdes çuna hapini mirë sytë dhe ruhuni nga egërsirat e këtij lloji.
    REFORMA NE DREJTESI ta çojë pas hekurave të çmendurën dhe gjithë ata që i ka ajo mbështetje dhe na vrasin çdo ditë.Harram taksat që paguajmë për këta monstra të veshur me kostume dhe kollare….

  17. Mark says:

    Po ta vesh re vidion me kujdes:,Gazetari duket jo profesionaj,hakerryes ,kercenues dhe si gjobevenes…

  18. charlie says:

    E njejta gje eshte dhe shperfytyrimi fizik i natyres nga guroret,duke shkaterruar natyren natyren ne menyren me makabre si ne Mosul e njejta gje eshte dhe oer kete zonjen ,qe padyshim e peshtire duke krijuar nje problem vertete te madh.cfare borxhi i kane njerezit e thjeshte qe ata pasurohen dhe ne njerezit e thjeshte shkaterrohemi.O Ed rama do e besh jete Shqiperi apo lesh e li si LSI

  19. Berti says:

    Bravo Gazetari,me keto lloj gazetaresh anetaresohemi ne Europe, publikoi (denoncoi) nje korrupsion te paster!

  20. Kuq e Zi says:

    Populli shqiptari, ky nuk eshte shkaterrim ekologjik, por rrezik publik per jetet tuaja qe mund te infektoheni nga semundje te rrezikshme.. Keto jane njelloj te rrezikshme si plerat toxice. Nuk ka vend asnje lloj arsye qe shteti te lejoje rrezikim e shendetit.
    Po ju thjesht mendoni natyren e bukur qe po prishet. Nuk eshte natyra ajo vdes. Nuk eshte uji i ndare nga jeta juaj.. Jeni dhe ju te rrezikuar te semureni

  21. Britanistan says:

    Moj pshurre e qelbur te beft kari rraksion ishalla

  22. Ortopedi says:

    Pse disa i versulen gazetarit? Personalisht nuk kam ndonje konsiderate per tv Klan, por problemi qe hetohet eshte shume, shume shqetesues ndaj duhet pare si krim ekologjik me pasoja te renda per shendetin e njerezve.Populli nuk do te dije motivet qe e shtyn gazetarin te pyes e zhbiroj ceshtjen, por te verteten e saj. Ne kete veshtrim gazetari inkurajohet, teksa administratorja pa hezitim duhet te ndeshkohet penalisht.Por akoma me tej personi qe ka dhene licensen dhe organizmi monitorues te mbajne pergjegjesi administrative dhe penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje