“Dopolavoro”, pjesa “e paekspozuar” e fashizmit shqiptar!

11 Korrik 2017, 12:48Dossier TEMA
“Dopolavoro”, pjesa “e paekspozuar” e fashizmit

Nga Armand Plaka

Argëtimi apo kalimi i organizuar i kohës së lirë, që njihej me emërtimin DOPOLAVORO (Paspuna), përkrah “Djelmënisë së Liktorit”, “Fashove Femnore” e “Grupeve të Fashistëve Universitarë”, ishte përcaktuar në statusin e Partisë Fashiste Shqiptare, si pjesë e organizatave që vareshin prej saj.

Një nga ndërtesat më potente e simbolike që u ngritën për t’i shërbyer këtij qëllimi, ishte dhe ndërtesa e DOPOLAVORO-s, ( sot Universiteti i Arteve) në Tiranë, ndërsa ndërtesa të tjera me përmasa më të vogla nisën të shiheshin në atë kohë ngado nëpër Shqipëri.

Nëse flet me dëshmitarët e paktë të mbetur të asaj kohe, apo nëse konsultohesh me materialet arkivore e fotot e kohës, duket se DOPOLAVORO ishte bërë tashmë shumë e njohur në radhët e rinisë shqiptare. Përtej propagandës ajo shërbente edhe si një mundësi e madhe emancipuese në një vend ku prapambetja vijonte të ishte një problem madhor për pushtetin e radhës.

Në këtë kuadër, na shfaqet edhe kjo foto marrë nga Arkiva e Institutit LUCE, që shfaq shumë qartë përveçse anëtarë të Partisë Fashiste Shqiptare dhe “kolegëve” të tyre italianë, edhe eksponentë të Wehrmacht-it gjerman pas një vizite që ata kryen në Tiranë në shtator 1940, duke pozuar në hyrjen e njërës prej qendrave, ( Duka e Abrucos) apo Selisë së Përkohshme të DOPOLAVORO-s në Rrugën “F. Jacomoni” në Tiranë, ku shihet gjithashtu qartë edhe afishimi i organit zyrtar të shtypit të Partisë Fashiste Shqiptare, “Lajme nga Tirana” që botohej në italisht dhe në shqip.

Fotoja tjetër është marrë nga koleksioni i të dërguarit të Rajhut në Tiranë, Erich von Luckwald, thuajse një vit më pas, kur ndërtimi i selisë qendrore të DOPOLAVORO-s, tashmë kishte marrë udhë.

Në veprimtaritë e vatrave apo shtëpive të kulturës, që mbinë më pas në epokën komuniste në Shqipëri, nga DOPOLAVORO-t kishte aplikim të elementëve të ngjashëm në aspektin propagandistik e organizativ, por sigurisht se në shumë aspekte të tjera, nuk donin, nuk mundëm dhe nuk ia dolën të kapnin dot nivelin e atyre, të cilat brenda një harku kohor shumë të shkurtër, ishin bërë tashmë shumë të famshme në mbarë Shqipërinë për mundësitë dhe atmosferën që ofronin.

Ky shkrim së bashku me fotot janë marrë nga faqja zyrtare në facebook e gazetarit Armand Plaka.

2 komente në ““Dopolavoro”, pjesa “e paekspozuar” e fashizmit shqiptar!”

  1. PE says:

    Eh mor Armand Plaka , po na hymnizon fashizmin dhe menyren fashiste te jeteses ,o plehre. Si eshte e mundur qe ka akoma njerez te tille.

  2. Tironsi vjeter says:

    Ky eshte nje artikull qe hymnizon, dhe komplet tjeterson, perpjekjen banale propagandistike te nje force pushtuese per te kamufluar okupatorin, qe erdhi me tanke a me pushke, e jo me lule. Shqipot ne ate kohe i dhane emrin qe meritonin, pushtues, dhe si te tille i luftuan, ju vodhen armet, dhe me to i hodhen ne det. As vete italianet normale e te ndershem nuk do ti thonin keto gjepura, dhe hapur u vjen turp per historine e tyre pushtuese ne kete truall. Dihet qe shume prej tyre lane kockat ketu. Infantilizmi gazetaresk ne “tema’ dhe “dita” ka vajtur ne nivele te paimagjinueshme. Pyetja shtrohet: a kane vajtur ne shkolle keta gazetarucet qe shkuajne ketu? Po nga mendja…. dhe gjendja psiqike, si jane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje