Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka rrëfyer për herë të parë bisedën e tij me Lulzim Bashën, kur ky i fundit vendosi ta lërë jashtë listave të kandidatëve për deputetë.
Ai tha se Basha i ka kërkuar një takim pas daljes së listave, për ta sqaruar pse nuk ishte. Pasi, si tha edhe vete, mosqenia e kreut të FRPD, – i pari i zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë, – shkaktoi mjaft zhurmë mes anëtarësisë.
“Detajet e bisedës janë konfidenciale, por megjithatë unë e shpreha hapur që nuk isha dakord me moskandidimin”.
Ai pohoi gjithashtu se, pas përjashtimit të tij nga listat, ka pasur ofertë nga një parti tjetër, duke përjashtuar PS-në, por shtoi se nuk do të largohet nga PD.
“Nuk kam ndërmend të largohem nga PD, sepse jam ideologjikisht i djathtë”.
Këlliçi tha se FRPD kanë bërë fushatë aktive në Shqipëri, jo për listat, por për logon e PD-së. “Ndaj askush nuk mund të më akuzojë mua apo të rinjtë e FRPD se iu ikëm përgjegjësive gjatë fushatës”– sqaroi Këlliçi, duke iu referuar akuzave të deputetit të ri të PD, Ervin Salianji se FRPD ishte inekzistente gjatë fushatës elektorale.
Kelliq je armiqesuar me PS-n e veqmas Edi Ramen jo se ti di diqka ndaj ti por per tu paraqitur para sali berishes e lul bashes si kundershtar i forte i Rames,ke rene aq posht moralisht saqe po te jesh vetem pak njeri duhet te kerkosh falje publike dhe te ikesh nga politika perjete,dhe u desh vetem momenti i pare qe te ndizet shkendija qe vlon ne PD tash e 27 vite me radhe,prandaj sot ti je i padeshiruar ne PD sipas salijanit sepse ai e ka ndermend te behet i “mdh” si sali berisha e lul basha,por duke harruar se ata te mdhej u bane vetem duke vrare,prandaj mblidh mend kelliq e ik se ti do te jeshe i mire per salijanin ,sali berishen e lul bashen nese shkon ne lazarat si vullnetar disa vite me rdhe per te kultivuar kanabis,ndryshe do jeshe i share,fyer,kercenuar e besa edhe ndoshta ……..