Lul mjaft gënjeve… veten!

11 Korrik 2017, 18:49Politika TEMA

Nga Anri Bala

Ai, është aksedentalisht kryetari i PD-së, i partisë, që do realizonte ëndrrat e shqiptarëve, i asaj partie ku i vrari dhe i sakatosuri, i përçudnuari dhe i përdhosuri, i shtypuri dhe i varrosuri, do çoheshin bashkë me të, për një jetë tjetër, një jetë njerëzore dhe jo kafshërore.

Ai, nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe demokracinë, ashtu siç nuk kishte edhe “babai”, që e solli aty në mes të “sofrës”, për të ndarë ai copat e privilegjeve, që të jepte partia. “Babai”, ishte komunisti i devotshëm, që na u bë me një laps dhe letër “demokomunist”, e që i’a nxiu faqen Shqipërisë, kurse ky, që na bëri peshqesh “babai”, nuk është asgjë veçse një kopjues i shëmtuar i teorive hoxhiste të adaptuara keq nga tutori i tij.

Ashtu si i “mallkuari”, gjen në çdo moment e kudo armiq të jashtëm dhe të brendshëm, hajdutë e trafikantë, grabitës dhe falsifikator dhe me ata lufton dhe i sulmon ditë e natë, sapo të shikoi dhjetë njerëz përpara dhe një mikrofon. Trimëritë e tij, nuk krahasohen me ato të Don Kishotit me mullinjtë e erës!

Mashtrues special, që as skuqet e as nxihet, as zverdhet e as piqet, por vetëm prodhon llogje pa fund, për ca të mjerë që i ushqeu me qofte tek çadra dhe i’u dhuroi “kastravecin” kur i braktisi për “idealin e humbjes”. Nuk mendoja kurrë, se në vendin tim, mund të kenë mbetur akoma specie të llojit të tij.

Është me të vërtetë çmenduri, që akoma kur je në zgripin e greminës, të marrësh guximin të tallësh e fyesh shqiptarët, duke u vendosur epitete poshtëruese, si shitës votosh, blerës rrotash, kavajës trima, se nuk shitët dhe elbasanas biçima që u bletë, veriorë demokratë dhe jugor surrat dhe as një epitet dhe emër për veten e tij.

Kryetari kopuk, që i’a hodhi në derë “babai” demokratëve, tani më shumë se kurrë, po e ndjen veten “gjallë” se ekziston si… kryetar. Ndaj ka të drejtë, që të kërkoi, ta jetoi e gëzoi kryetarllikun e falur… më në fund.

Nuk besoj se demokratët e mbetur, do u nënshtrohen demokratëve të gjetur, si ca kopuk zyrash që marrëzisht do përfaqësojnë dhe popullin në altarin e fjalës së “demosit”, nga vjen fjala demokraci.

Nuk mendoj se janë marrosur të gjithë, që të japim me qira opozitën, një bejtexhiu që kurrë nuk ka bërë një strofë për gabimet dhe poshtërsitë e tij, por bënë bejte pa fund, për armiqtë e shumtë, që e kanë rrethuar dhe ai, “bashkë me ne” po e hëngrëm, “do t’i mundë” siç i ka “mundur” që ditën e parë, kur u ul si kopil, në karrigen e kryetarit të demokratëve.

Ndaj detyra kryesore e çdo demokrati, është që ta ndalojmë “kopuk kryetarin” të na e kthej në kurvë opozitën, që për të, kurrë nuk ishte nënë, por njerka që e ushqeu dhe e majmi me ushqimin e fëmijëve të saj “plangprishës”, por të urtë dele deri në përulje.

Sot, “plangprishësit” janë zgjuar nga gjumi, por sa vlenë, megjithëse ulurasin, të egërsuar duke përdorur arsenale tepër të rënda gjuhësore si:

“Mjaftë me borie dhe tambure për fitore të humbura dhe rrëmbyera nga hajdutëria e pozitës dhe makutëria e opozitës! Stop ti biri i njerkës, që gënjen veten çdo ditë dhe aq shumë, sa tashmë përrallat tuaja të duken të vërteta! Problemi është, se duhet të na bindësh ne, e ne bindemi me ato që shikojmë dhe jo me ato që dëgjojmë. Ka ardhur koha, që të ndalosh duke gënjyer… veten”.  Largohu me dinjitet, mos të kapim për zhelesh e të flakim në rrugë! Ti je fatkeqësia e kombit.. dhe tërsëllimat s’kanë fund!

Por, a do të ndaloi njeriu i “ngrirë”, që lëviz, vepron, reciton, mallkon dhe kërcënon?! Nuk besoj! I ngriri as dëgjon, as shikon, as mendon, por guxon dhe lufton pë t’u shkrirë.

Jini vigjilentë miq demokratë! Me ç’dëgjojmë, lum si ne, por me ç’kemi parë dhe po shikojmë, mjerë si ne thotë populli!

8 komente në “Lul mjaft gënjeve… veten!”

  1. kleptofagos says:

    Mercenari i Rames (socialist), i qan hallin miqve (demokrate) ..
    O tempora, o mores !!

  2. bishti i qenit says:

    “i mallkuari”,sic e quan me te drejte ti i ka lene dopjo gjashten ne dore demokrateve dhe eshte e veshtire ta postosh diku,pervecse ne koken e “te mallkuarit”,”demokomonistit”me emrin te shkruar ne disa bordero te te huajve…Kurse mashtruesi i lindur” s’ka as din e as iman .Neqoftese “demokratet e duan…le ta zgjedhin dhe le te rrine perjetesisht ne opozite!!!

  3. kombi says:

    HALLIN NUK JA QAN ,POR MASKEN JA CJERR. GJE TE CILEN DEMOKRATET E LESHIT ,NUK E KUPTOJNE KLLOUNIN E TYRE .

  4. albani says:

    Edhe me kete shkrim Luli i Berishajve nuk degjon dhe as do t’ia dije! Ai, porsi paraardhesi i tij Berish Karaxhici, jane te paturp, vrases, vjedhes, tradhetare dhe antikombetar dhe antishqiptare.

  5. Adri says:

    Po dhe ty socialist kepucelepîresi i Rames te behet vone per PD.Se si fituat e dime te gjithe.Merru me partine e krijuar nga Miladin Popoviç….Me viça me rru ti. .Dhe kam pare shume socialist qe po i han meraku i PD…GJOJA……
    PD i di punete e veta vet dhe do te ringrihet me e fort se asnjehere…

  6. Neço Isufi says:

    Nuk shtyhet me me Lulin.
    As mua s’me ndihmoi por e la Edin e me rrezoi pallatin ne vlore.Ç’karkojeni qenin.

  7. spartaku says:

    Bravo! Shkrim shume i mire.

  8. Faik Konica says:

    Zoti Bala, jam dakord me juve, por kopili-kopuk Basha, nuk është kaq budalla sa duket…. Po mundohem ta “faktoj”… Shqiptarëve u pëlqejnë përrallat dhe broçkullat me “armiq” e “luftëra legjendare”… A nuk na kanë mësuar që në vogëli, se historia jonë “e lavdishme”, është një histori shumëshekullore, ku shqiptarët e “kulturuar”, të “ndershëm” e të “urtë”, por “luftëtarë legjendarë”… kanë luftuar me “armiqtë e jashtëm” (sidomos të gjithë fqinjët…?!), që i kishin rrethuar nga të katër anët dhe kërkonin t’i copëtonin e t’i zhduknin, duke mos i lejuar të zhvillonin kulturën, gjuhën, shkrimin, shkencën etj.etj. …???!!! Pikërisht, kjo “histori”, që promovohet edhe sot nga “historianët” tanë (të tipit “Xhufi”), pëlqehet shumë tek “patriotët kuqezinj” por trupeshk, që fatkeqësisht janë shumica e shqipove… Kemi arritur në një pikë, ku nuk mund të jetojmë, pa përrallat e bukura, me armiq e luftëtarë legjendarë… Ne jemi “të mirët”, “të urtit”, “paqësorët”, bile … “raca e pastër Ariane”…(?!), ndërsa të gjithë të tjerët, janë të liqtë, të poshtërit, që nuk na kanë lënë asnjëherë të kemi vëndin që meritojmë…! Punojmë, ushqehemi, u bëmë nikoqirë tek fqinjët, por i shajmë dhe i urrejmë nga mëngjesi deri në darkë… Asnjëherë, nuk i kthyem sytë nga vetja jonë…dhe kjo është fatkeqësia jonë, që kemi mbetur në kohën e Haxhi Qamilit dhe (më e keqja) do vazhdojnë dhe brezat e ardhshëm… Pra Basha, shfrytëzon me dinakëri, këtë “dobësi”, predispozicionin për të ngrënë sapunin për djath, si dhe injorancën e shqiptarëve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje