Mjeku me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji, tashmë pjesë e Spitalit Amerikan

11 Korrik 2017, 11:22Shëndeti TEMA

Dr. Tonin Alia, një nga mjekët me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji të spitaleve të Milanos është tashmë pjesë e Spitalit Amerikan.

Pse një pacient duhet të zgjedhë doktor Toninin për problemet e tij ortopedike?

Sepse për doktor Toninin marrëdhëniet mjek-pacient duhet të jenë të  bazuara tek besimi i ndërsjelltë që nuk është vetëm i natyrës profesionale por mbi të gjitha i natyrës njerëzore dhe personale.

Dr. Tonin Alia është diplomuar si mjek i përgjithshëm në Tiranë në vitin 1985. Në vitin 1987 fillon specializimin si Kirurg i Përgjithshëm në Klinikën Kirurgjikale nr.3 të Universitetit të Tiranës dhe në vazhdim  specializohet në vitin 1991 në Ortopedi e Traumatologji po në Tirane.

Në të njëjtin vit transferohet në Milano të Italisë ku fillon e punon në Klinikat Ortopedike më të specializuara.  Në vazhdim të punës së tij kryen rinjohjen e Laureës Italiane në vitin 1994 dhe  specializohet për së dyti  në Ortopedi e Traumatologji pranë Universistetit Shtetëror të Milanos në vitin 2003.

Veprimtaria e tij intensive si kirurg i parë në sallën e operacionit ka filluar në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik  “San Donato Milanese”.

Për të përmbushur sa më mirë kërkesat e pacientit që i “dorëzohet” e i jep besimin çelsi është kompetenca, aftësitë e larta profesionale. Dhe doktor Tonini i ka kushtuar kohë dhe punë perfeksionimit profesional për të qenë gjithmonë i informuar mbi zhvillimet më të fundit të mjekësisë dhe teknikave kirurgjikale më moderne. Ka marrë pjesë në shumë kongrese ndërkombëtare dhe në kurse të specializimeve specifike europiane. Ka punuar në krah me figura të rëndësishme të kirurgjisë ortopedike italiane dhe europiane.

Aktiviteti profesional i doktor  Tonin Alia është shumë i gjerë. Përfshin kirurgjinë e protezave (kokso-femorale, gjuri, shpatulla); diagnoza dhe trajtimi atroskopik i gjurit, shpatullës; kirurgjia e dorës, e këmbës; kirurgjia post-traumatike dhe sidomos rastet e komplikuara që kërkojnë trajtime shumë specifike.

Doktor Tonin Alia në gjithë këto vite  larg Atdheut ka dhënë me pasion kontributin e tij profesional, si në Itali por edhe në Shqipëri, për të ndihmuar bashkatdhetarët  me probleme shëndetsore.

Doktor Alia është anëtar i Shoqatës Italiane të Ortopedisë dhe Traumatologjisë (SIOT), anëtar i Shoqatës Italiane të Patologjisë Kokso-Femorale, anëtar i Shoqatës Italiane të Gjurit, Artroskopisë, Kartilaxhines, Teknologji Ortopedike (SIGASCOT).

1 komente në “Mjeku me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji, tashmë pjesë e Spitalit Amerikan”

  1. milano says:

    Kam pasur rastin ta njoh ne nje darke ne Milano dhe eshte me te vertete njeri i mire e simpatik.
    Me vone pashe qe kishte shume rradhe pritje me muaj te tere per te lene nje vizite me te ne Itali dhe akoma me vone u ndergjegjesova qe ishte nje nga doktorret e mire jo vetem ne komunitetin shqiptar por ne te gjithe Italine. Gjera te vogla jane por ne qe kemi vite jashte vendlindjes e te tradhetuar prej saj na behet qejfi me keto gjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje