Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijuan edhe këtë filljavë punën për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm dhe menaxhimin e situatës së emergjencës në kryeqytet, si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së zgjatur.
Puna e grupeve të punës së Task Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendrua dje në zonat: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. “Kont Urani”, Rr. Elbasanit, Rr. “Hoxha Tahsin”, Rr. “M.Shyri”, Liqeni i Thatë, Rr. e Kosovarëve, zona e “Qytetit Studenti”, zona e ish-Parkut të Autobusëve, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.
Në fokus të punës së tyre ishte shkëputja e çdo lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm.
Nga monitorimi i situatës në terren u verifikuan 709 raste, ku u identifikuan dhe u shkëputën 70 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve.
Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet u gjobitën sipas parashikimit në ligj. Vetëm dje u vendosën gjoba për 7 abonentë familjarë dhe për 3 biznese.
Krahas masave të marra për prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm që përdoret për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore, është punuar edhe për lidhjen e kontratave të rregullta me UKT, si dhe për vendosjen e matësve të rinj të ujit.
Vetëm dje u nënshkruar 11 kontrata të reja, si dhe 17 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Gjithashtu, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë instaluan edhe 121 matës të rinj uji.
Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.
Paska bere namim taks forca e bashkise. E marte lumi ate dhe neve qe presim uje prej saj. Dilni e shikoni ne te gjithe Tiranen dhe do te vreni se te githa localet a po bizneset buze rrugeve freskojne hapsirat prepara lokaleve me uje te pishem spese qe te gjithe kane nga n nje lidhje sekrete qe ne shumicen e raseteve gjendet poshte shtesave qe kane bere apo diku me large dhe qe e sjellin ne lokal poshte siperfqes se tokes. Pjesa tester e sigurojne ujin neprmjet punonjesve te korruptuat te ujsjellsit. Kontrolloni dhe do te shihni se nuk ka lokal pa nje lidhje te fshehte. Administrata dhe policia bashkiake ka shume punonjes te korruptuar. Po ju themi nje rast tipik dhe shume i shemtuar. Shumica e vende te zezervuara ne varreza pas vdekjes se njerit nga prindert ne menyre qe kur te vdesi tjeter te jen prane e p rane Jane shitur ne menyre i legale nga administratoret e varrezave me n je cmim nga 250 000 ceri 300 000 Leke.KJO edhe me dijenin e nenpunsve te bashkise qe pergjigjen per kete pune. Verifikomi se shumica e vende te rezervuara ne varreza Jane pa documenta dhe i kane kamufluar me emra persomash qe kane vdekur dikur ne donne fshat, por Valeri ne te Everett eshte Bosch. Po ju jap n je shembull afersisht para 6 muaj ka vdekur n je grua qe banonte diku afer medreses me mbiemrin “buzina”eshte varrosur ne tu fine , varri prane saj eshte bosh. Edhte blere nen dore per burrin qe eshte ende gjalle. Edhe ne varrezat e kombinatit eshte e njejta situate.