Temperaturat arrijnë kulmin, ja se çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditët në vijim

11 Korrik 2017, 09:17Sociale TEMA

Bëni durim me vapën dhe temperaturat e larta. Meteoalb parashikim se neser dhe pasneser nuk do te kete kete ndonje ndryshim qe do t’ju pelqeje.

“Te enjten dhe ne vijim renie graduale ndersa ne fundjave NDJEHET FRESKU, maksimumi ne mesdite ne vlerat 31 – 32 grade C”- shkruan Meteoalb.

Sa per diten e sotme, ajo do te vijoje te jete shume e nxehte me temperatura maksimale te matura ne hije qe shkojne ne 39 grade.

E MARTE: kthjellimet dominojnë gjithë territorin deri në mesditë kur në ekstremin verior dhe zonat verilindore shfaqen vranësira kalimtare.

Pasditja dhe mbrëmja do vijojnë me mot të kthjellet në gjithë vendin, përjashtuar verilindjen ku ende do mbeten vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante duke ruajtur kështu edhe maksimumin në rang territori, prej 39ºC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje