FOTOT/ Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo, "shijojnë" muaj mjalti në Karaibe

12 Korrik 2017, 16:42Lifestyle TEMA
FOTOT/ Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo, "shijojnë" muaj

Antonella Roccuzzo  dhe Lionel Messi  u martuan në një ceremoni madhështore më 30 qershor, të rrethuar nga miqtë e tyre, shumica yje të futbollit.

Fill pas martesës, Lionel Messi 30 vjeç, dhe gruaja e tij e re, Antonella Roccuzzo, 29 vjeç, kanë filluar muajin e tyre të mjaltit në Karaibe.

Futbollisti i mirënjohur dhe gjysma tjetër e tij u shfaqën më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit në një ditë të zakonshme plazhi, me djali e tyre të madh katër vjeçar, Thiagon.

Antonella, ishte ajo e cila rrëmbente gjithë vëmendjen me ekspozimin e linjave të saj në bikini.

Ndërkohë Messi u shfaq me një kostum banje të kuq, ndërsa në sy binin edhe tatuazhet e tij.

Çifti janë fotografuar së bashku duke luajtur edhe një lojë të vogël tenisi në plazh.

Ndërkohë më pas, ata së bashku shijuan edhe notin në detin e kaltër dhe të kristaltë të Karaibeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje