Moti përvëlues, liqeni i Fierzës në kuota minimale. Ja çfarë paralajmërojnë specialistët

12 Korrik 2017, 19:32Sociale TEMA

Liqeni i Fierzës në Kukës po shkon drejt pikës së vdekjes.

Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në këtë zonë të shkojë drejt kuotave minimale.

Ndërkohë që parashikimet e motit  japin kohë më diell, prurjen në liqen sa vijnë e pakësohen, duke bërë që ky ujëmbledhës të nxjerr jashtë funksionit prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas specialisteve nëse ndodh që mos të ketë reshje, deri në mes të muajit gusht liqeni i Fierzës shkon në kuotën minimale, çka mund të shkaktojë probleme të mëdha sa i përket furnizimit me energji elektrike në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje