Rama angazhohet për kurimin e vajzës 2-vjeçare, e cila rrezikon jetën

12 Korrik 2017, 16:42Sociale TEMA

Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi.

Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, ka kërkuar informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar të menjëhershëm.

Deputetja e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi sot 2-vjeçaren, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, konfirmoi se tashmë është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi.

Sipas Manastarliut, gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën. 

“Me porosi të kryeministrit, i cili ndodhet jashtë vendit, unë jam këtu për të siguruar dërgimin për kurim të specializuar në një klinikë, e cila merret me trajtime të tilla në Turqi, për vajzën 2-vjeçare.

Në fakt, ashtu siç referojnë edhe mjekët, gjendja është kritike.

Nuk mund të jepen garanci.

Por ajo çfarë ne sigurojmë është që do t’i jepet shërbimi më cilësor i mundshëm, pa humbur aspak kohë,” – u shpreh deputetja Manastarliu.  ​

 Altea Jubi disa ditë më parë ka rënë në një tenxhere me qumësht të përvëluar dhe është djegur në një pjesë të madhe të trupit.

1 komente në “Rama angazhohet për kurimin e vajzës 2-vjeçare, e cila rrezikon jetën”

  1. joni says:

    bravo Edoo..je njish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje