Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një autobus turistik u rrëzua në një greminë në Peru mbrëmjen e të dielës.
Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe për këtë arsye ka humbur kontrollin në kodrën “San Cristobal,” që është edhe një nga destinacionet kryesore turistike të Lima-s, për shkak të panoramës që ofron mbi qytet.
Policia është ende duke punuar për të identifikuar viktimat, ndërsa mediat raportojnë se të paktën dy prej tyre janë fëmijë.
Midis të plagosurve janë dy shtetas kanadezë dhe një kilian.