Një person u filmua nga kamerat e sigurisë, teksa përpiqej të fuste një frigofer në tren.
Ngjarja ka ndodhur në Queensland, në Australi, ndërsa personi u gjobit nga autoritetet.
Në video, ai shihet teksa shtyn një frigorifer me përmasa të mëdha dhe arrin ta fusë brenda njërit prej vagonëve, por është pikasur nga oficerët e transportit.
Gjithashtu, një tjetër person është filmuar, ndërsa tentonte të transportone një kolltuk në të njëjtin tren. Por, nuk është gjobitur.
Në pamjet e kameras së sigurisë, ai shihet ta lërë kolltukun në mes të platformës.
Ndërkaq, një prej oficerëve e largon për të liruar rrugën, por personi kthehet dhe e merr sërish.
Video e publikuar online nga autoritetet e transportit public në Australi, është shpërndarë të paktën 2 000 herë momentet e para pas publikimit.