VIDEO/ Mbijeton më i forti, por jo gjithmonë…

12 Korrik 2017, 08:24Sociale TEMA

Këta dy luanë menduan se do ta kishin të lehtë të siguronin drekën, duke sulmuar një buall të vetmuar në Afrikën e Jugut.

Por, ata nuk kishin llogaritur tufën e buajve, që i erdhi në ndihmë pjesëtarit të saj, duke i përzënë luanët.

Në fillim të videos, dy luanët sulmojnë buallin dhe duket se kanë situatën nën kontroll, pavarësisht rezistencës së viktimës. Ata arrijnë ta rrëzojnë në tokë buallin, ndërsa bëhen gati ta shndërrojnë në vaktin e tyre.

Megjithatë, disa sekonda më pas, tufa e buajve vjen duke vrapuar, të gatshëm për t’u përleshur me luanët.

Të tejkaluar në numër, dy grabitqarët tentojnë të ruajnë krenarinë e tyre, porn ë fund janë detyruar të largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje