FOTOT/ Kamerat kurth fiksojnë kafshën që po zhduket në Librazhd

13 Korrik 2017, 11:09Sociale TEMA
FOTOT/ Kamerat kurth fiksojnë kafshën që po zhduket në

Sërish një set fantastik fotosh realizuar nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Shebenik- Jabllanicës nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Në setin më të fundit publikohen fotot e Ariut të Murrëm (Ursus arctos), një specie e cila bën pjesë në listën e kuqe (rrezik zhdukjeje), por që po shumohet me ritme shumë të kënaqëshme në këtë park.

Stafi i AdZM Elbasan është gazuar pa masë nga këto foto dhe argumenton se “habitati i ariut të murrmë si gjitar i madh, tashmë është në kushtet optimale që siguron ripërtëritjen e tij”.

Gjithashtu AdZM Elbasan evidenton faktin se në këtë park “vihet re një përmiresim i dukshëm i faunës së egër si një vlerë e shtuar e Zonave te Mbrojtura”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje