VIDEO/ Ja çfarë të bën pija: Ky person kthen vaskën në “mjet transporti”

13 Korrik 2017, 08:34Sociale TEMA

Mund të duket si skenë e nxjerrë nga një film komedi, por në fakt është e vërtetë.

Një person është filmuar në rrugët e Uellsit, teksa tërhiqet nga një makinë, ndërsa vetë qëndron brenda një vaske.

Pavarësisht klikimeve që video e tij ka marrë online, ai ka rrezikuar mjaft me gjestin e tij, ndonëse nuk duket se ka qenë krejt i vetëdijshëm në atë kohë.

Kjo, pasi personi me shumë mundësi është i dehur. Ai shihet në video, ndërsa mban në dorë diçka që ngjan me një shishe birre, ose tjetër pije alkoolike dhe duket i pashqetësuar, gjatë “valëvitjes” në rrugë, në me të trafikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje