Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka tentuar të përcjellë deklarata të llojit “sportiv”, ngjashëm si ato të shkujdesurat e Edi Ramës, në prirjen për t’u bërë sa më interesant.
Edhe pse nuk njihet për forcë batute, ai është është përpjekur të sajojë diçka teksa ka folur për faktorin shqiptar në rajon, gjatë një takimi me Bruksel me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
I pyetur në lidhje me të ardhmen e dialogut Prishtinë – Beograd, Vuçiç u përgjigj:
“Pyetja ime është çfarë do të bëjnë ata? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovën? Të na ofrojnë këtë kënaqësi të madhe? Mund të qeshem me këtë. Çfarë të përgjigjem tjetër”, tha Vuçiç; ndërkohë që është hera e parë që në ligjërimin e tij të ngurtë diplomatik, artikulon fraza të tilla të shkujdesura.
Nuk është e vështirë të dallohet efekti “Rama” tek kompleksimi i Vuçiçit, derisa është detyruar të nxjerrë deklarime të tilla pikërisht në Bruksel.
Gazetari e lehte. Krahasime pa vend. Lideri me e mire e Europes eshte padiskutim Merkel, dhe nuk shquhet as per batuta e as per fjalime mallengjyese, pervecse largpamesise dhe levizjeve strategjike ne sherbim te popujve dhe interesave te BE. Ne jemi akoma tek niveli i gazetares qe pyeti Merkel ne se kishte caktuar Ramen apo Vucic lider te rajonit.
Perseri I deshtuar Vucic,duket qarte qe ka komplekse nga Rama yne. Nje politikan qe rrota e fatit (pasi nuk shquhet per ndonje aftesi te madhe) e vuri ne krye te shtetit,po nuk do zgjasi shume.
E kush tha qe batutat jane ekskluzivitet dhe copyright i Edvin Kristaq Rames? O shqipot e Temes, mblidhni mendjen e mjaft ia krefet bishtin ketij halabakut pallosh.