Kjo grua shkaktoi rreth $200 000 dëme në një ekspozitë artistike, për shkak të një selfie.
Ngjarja ka ndodhur në Los Angeles, Kaliforni dhe siç shihet nga pamjet, një grua po përpiqej të bënte një selfie, kur ka rrëzuar një prej skulpturave.
Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një efekt domino, duke rrëzuar gjithë skulpturat e tjera.
Sipas muzeut, veprat e artit janë dëmtuar dhe nuk mund të riparohen.