Neymar trondit Barcelonën, kërkon largimin nga "Camp Nou"

17 Korrik 2017, 16:19Sport TEMA

Klubi i Barcelonës ka marrë një lajm tronditës. Sulmuesi brazilian, Neymar, ka kërkuar që të largohet nga ekipi katalanas.

Lajmi është raportuar nga “Sport”, e cila thekson se, Neymar, kërkon që të ketë një pozicion lideri në skuadër, dhe me Lionel Messin në krah nuk mund ta realizojë një gjë të tillë.

Një lajm që vjen si një “rrufe në qiell të hapur” për klubin blaugrana, e cila pas rinovimit me kontratën e Messit tashmë duhet t’i bëjë llogaritë edhe me Neymar.

Për yllin brazilian ka mjaft ekipe të mëdha që kërkojnë të bëjnë pjesë të tyre, pasi skuadra si PSG, Manchester City, dhe Manchester United, janë të gatshëm të bëjnë oferta marramendëse për të pasur Neymarin pjesë të klubit të tyre.

Neyamr nënshkroi me Barcelonën në vitin 2013 një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe klauzola e largimit te tij eshte 200 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje