Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar menjëherë pas lajmeve në media se Christian Panucci është zgjedhur si trajneri i ardhshëm. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri me na të një njoftimi në Facebook shkruan se presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.
“FSHF kerkon te beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive per trajnerin e ardhshem te ekipit kombetar te futbollit. Asgje per momentin nuk eshte zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet perkates per trajnerin e skuadres perfaqesuese te futbollit. Ne oret ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e pankines kuqezi te kombetares. Nepermjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike cdo gje”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.