Milani po bën një revolucion të vërtetë në skuadër gjatë kësaj vere, teksa deri më tani ka afruar plotë 10 futbollistë, ndërkohë që goditja e madhe ishte Leonardo Bonucci.
Presideni i Milanit, Yonghong Li mesa duket nuk ka mbaruar punë me kaq për këtë seszon, teksa ka dhënë një mesazh të shkurtër dhe të qartë për të gjithë tifozët kuqezinj.
“I premtova tifozëve një merkato voluminoze që nga dita e parë që mora skuadrën në patronazh dhe një gjë të tillë po e bëjmë.
Premtimi tjetër është se do të rikthehemi një klub i fortë në Itali dhe Europë. Surprizat për tifozët nuk kanë mbaruar”, u shpreh ai në një konferencë me Mirabellin.