Presidenti i Dortmundit ultimatum ekipeve që interesohen për Aubameyang

16 Korrik 2017, 13:57Sport TEMA

Borussia Dortmund është e gatshme që gjatë kësaj merkatoje vere të shes sulmuesin e saj Pierre-Emerick Aubameyang

Është vetë presidenti i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Ëatzke që u ka dhënë ultimatum skuadrave të interesuara për sulmuesin nga Gaboni që të negociojnë sa më shpejt, pasi në të kundërt do të vendosin që ta mbajnë.

Ai tha se nuk ka marrë ndonjë ofertë për sulmuesin, por do të pres skuadrat vetëm edhe disa ditë, dhe më pas nuk do të negociojë për shitjen e tij.

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Ne do të presim edhe disa ditë dhe jo për shumë gjatë. Do të preferoja që ai të qëndronte”, tha Ëatske.

Për Aubameyang janë duke u interesuar dy gjigantët evropianë, Milan dhe Chelsea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje