Milani nuk ndalet serish dhe pas afrimit te Leonardo Bonuccit, jane duke tentuar qe te bejne nje tjeter goditje te madhe ne merkato.
Emri i ri qe mund te behet pjese e kuqezinjve eshte ai i sulmuesit, Andrea Belottit.
Sipas “Sky Sport”, Milani ka arritur marreveshjen personale me Belottin, dhe lojtari ka dhene “ok” e tij qe t’i bashkohet Rossonereve.
Problemi eshte se tek Torino nuk jane te bindur me oferten e Milanit.
Kuqezinjte kane ofruar 40 milion euro, dhe dy lojtare Paletta dhe Niang.
Por, Torino kerkon 80 milion euro dhe Paletta e Niang.