Juventus refuzoi 100 milionë euro për Higuainin

15 Korrik 2017, 11:59Sport TEMA

Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Chelsea për Gonzalo Higuainin

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte nuk po arrin që të transferoj një sulmues të kalibrit të lartë në Stemford Bridge.

Pasi dështoi që ta blej Romelu Lukakun, i cili u transferua nga Evertoni në Manchester United, Conte ka marrë një goditje tjetër.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Chelsea për Gonzalo Higuain.

Conte po kërkon sulmuesi pasi nuk llogarit në Diego Costa për sezonin e ri. Italiani i ka bërë me dije spanjollit që të gjej një ekip të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje