Manchester City ka kompletuar transferimin e Kyle Walker nga skuadra e Tottenhamiy.
Kyle Walker ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 2.
“Jam mjaft i lumtur për këtë transferim dhe mezi po pres që të filloj. Pep Guardiola është një ndër trajnerët më të respektuar në botë dhe ndjej se ai do të më ndihmoj që të zhvillohem edhe më shumë si lojtar”, u shpreh Walker.
Sipas “BBC Sport” lojtari që u transferua nga Tottenhami i ka kushtuar Manchester Cityt 45 milionë euro.