Partizani i sezonit 2017-2018 mbetet në fazën e pushimit, pasi klubi akoma nuk e ka zbuluar fytyrën e re.
Pas eliminimit nga Liga e Europës, të kuqtë kanë mbetur edhe pa trajner, pasi Sulejman Starova dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.
Përcaktimi i trajnerit të ri shikohet edhe si hapi i parë i fillimit të punës së Partizanit të sezonit të ri.
Prej kohësh janë diskutuar dy pista nga ku mund të vijë pasuesi i Starovës. Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, ose një teknik italian i përzgjedhur nga Luçiano Moxhi janë sponsorizuar si mundësitë e mundshme. Por, së fundmi, trajektorja ka pësuar ndryshime, pasi gjasat janë që pasuesi i “Bobit” të jetë një trajner shqiptar.
Klodian Duro është emri më i ri i përfolur sa i përket punës kërkimore të drejtuesve të Partizanit për përzgjedhjen e trajnerit të skuadrës së sezonit të ri. Burime të ndryshme paranë palëve bëjnë me dije se trajneri Duro ka pasur së fundmi një takim me presidentin e klubit, Gaz Demi, shkruan “Panorama Sport”.
Për momentin, thuhet se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe palët janë thuajse pranë me kërkesat dhe objektivat që kanë palët.
Duro ka provuar që të veshë fanellën e Partizanit në vitin 2003, ku në 11 ndeshje të luajtura ka shënuar 3 gola. 39-vjeçari është pjesë e plejadës së trajnerëve të rinj shqiptar. Një vit më parë, si trajner i Kukësit, Klodian Duro arriti që të fitonte Kupën e Shqipërisë, trofeu i parë në historinë e klubit verilindor.
Po erdhi ky shpifsira Klod Duro,stadiumi do jete bosh nga tifozat !!!
Duhet me u bo tifoze luzin po emori ky partizonin.ky ska lon ndeshje pa shit.