Partizani konkretizon marrëveshjen e transferimit të Ylber Ramadanit te danezët e Velje BK

13 Korrik 2017, 20:27Sport TEMA

 Ylber Ramadani, tashmë është zyrtarisht pjesë e danezëve të Velje BK, klub me të cilin ka nënshkruar edhe një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Mesfushori i cili sezonin e fundit dhuroj një paraqitje shumë pozitive me të kuqtë, falë marrëveshjes së arritur dhe firmosur mes dy klubeve do të vijojë aventurën e tij në kampionatin nordik.

Gjithçka është mbyllur pozitivisht sipas të gjitha kushteve të firmosura në kontratë mes 2 klubeve.

Partizani falenderon Ylber Ramadanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje