Skëndërbeu ka marrë një rezultat mjaft pozitiv në sfidën e parë të turit të dytë të “Europa League”, kundër skuadrës së Kairat Almaty.
Korçarët barazuan në transfertë me rezultatin 1-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm për tu kualifikuar për në raundin tjetër.
Skuadra e drejtuar nga, Ilir Daja, arriti që të zhvillojë një 90-minutësh mjaft të mirë kundër ekipit nga kazakistani duke domunuar përballë tyre.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 9-të me anë të Guhu që godit sakt në hryje të zonës duke mposhtur Orges Shehin.
Megjithatë, koçarët nuk u dorëzuan duke u hedhur të gjithë në sulm për të gjetur golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 72-të, pas një aksioni mjaft të mirë në krah të Vangjelit që coi në goditje Nimagën, me këtë të fundit që ndihmohet dhe nga devijimi i Ahmetovit duke e dërguar topin në fund të rrjetës dhe të barazojë rezultatin.
Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, me Skëndërbeun që është më i avantazhuar për tu kualifikuar.