Milani ofron 60 milion euro për Aubameyang

13 Korrik 2017, 15:31Sport TEMA

Milani e ka marrë seriozisht rikthimin e Pierre Emerick Aubameyang në “San Siro”.

Drejtuesit e klubit kuqezi janë duke tentuar që të bindin bomberin e verdhezinjve të transferohet në Milani, dhe janë gati të bëjnë një ofertë të majme për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, rossonerët i kanë ofruar klubit nga Bundesliga 60 milionë euro për sulmuesin nga Gaboni.

Mësohet gjithashtu se Milani i ka ofruar lojtarit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Tani i mbetet në dore Borussia Dortmundit të vendos nëse do ta pranoj ofertën e italianëve apo jo.

Aubameyang ishte pjesë e Milanit ne vitet 2008-2011, por asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë.

Ai ishte huazuar te skuadrat e Saint-Étienne, Lille, Dijon e Monaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje