Një tjetër pretendente shtohet në listën për mesfushorin e kombëtares Shqiptare Ledian Memushaj. Sipas shtypit Italian, është Spal skuadra që po interesohet për kapitenin e Pescarës, që me shumë gjasa do të vijojë të jetë sërish në Serinë A.
Pas Bolonjës dhe Beneventos, janë bardheblutë e ardhur nga Serie B që shohin tek 31- vjecari elementin e duhur për të udhëhequr mesfushën. Prej javësh emri i mesfushorit vlonjat lakohet në merkaton e Serisë A, cka mbetet një vlerësues për edicionin e sapo mbyllur, pavarsisht se Pescara pësoi rënien në Serinë B.
Pavarësisht se mosha nuk është një faktor në favor të tij, Memushaj vlerësohet për eksperiencën e tij, si dhe vizionin që ka në ndërtimin e lojës.
Donadoni ishte i pari që e lakoi si një përforcim për Bolonjën e tij, teksa javën e shkuar për mesfushorin kuqezi në garë hyri edhe Benevento, që do të debutojë këtë vit në elitën e futbollit italian. Spal që rikthehet në Serinë A pas një mungese të gjatë që nga viti 1965 kërkon shërbimet e Memushajt, me kërkesë të vetë trajnerit Leonardo Semplici.