Gianluigi Donnaruma ka rinovuar kontratën me Milanin, ndërkohë që ai ka dalë para mediave duke u kërkuar ndjesë fansave për mungesën e rinovimit një muaj më parë.
“Jam i kënaqur që jam këtu. Nuk mund të ketë emocion më të madh, sepse unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Milanit. Më vjen keq që ata u ndjenë të tradhtuar, nuk ishte qëllimi im. Gjatë këtyre muajve janë thënë shumë të pavërteta. U kërkoj falje atyre dhe shpresoj të kthehet gjithçka si më parë”, u shpreh portieri i MIlanit.
Në fund Donnaruma flet edhe për Montellën: “E falënderoj për besimin që më ka dhënë gjithmonë. Jemi një grup i mirë dhe shpresojmë të bëjmë një sezon të mirë. Tifozëve u them se do bëj gjithçka për këtë fanellë dhe që të jenë pranë nesh, sepse ata janë forca jonë”.