Borja Valero flet si zikaltër: Jam shumë i lumtur për këtë transferim

11 Korrik 2017, 17:56Sport TEMA

Borja Valero është prezantuar sot nga Interi si përforcimi më i ri.

Ai ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin e njohur italian, ndërsa është i lumtur që u bashkua me skuadrën nga Milano.

“Jam shumë i kënaqur, është një sfidë e madhe profesionale ardhja ime te Interi. Do të luaj në mesfushë. Është ajo që kam bërë në vitet e fundit, duke luajtur pak a shumë kudo në mesfushë, veçanërisht kur disa nga shokët e mi mungonin”.

“Do të përpiqem të bëj çmos dhe të tregoj se çfarë mund të bëj. Unë përshëndes tifozët e Interit dhe shpresoj se ne do të mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, ka thënë Valero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje