James Rodriguez pas largimit nga Reali i Madridit është bërë me skuadër të re.
Kampionët e gjermanisë, Bayern Munich, ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Real Madridin për transferimin e yllit kolumbian.
Rodriguez do të huazohet tek bavarezët për dy sezone deri më 30 qershor 2019 me të drejte blerje pas mbarimit të kontratës.
Mesfushori 25-vjeçar ishte golashënuesi më i mirë në Botërorin 2014 në Brazil me gjashtë gola të shënuar, dhe më pas ai u transferua nga Monako tek Real Madrid.
Gjatë tre viteve të fundit, ai u aktivizua në 111 ndeshje me fanellën madrilene, duke shënuar 36 gola dhe duke dhënë 41 asiste.