Wenger mesazh për Sanchez: Duhet të respektojë kontratën

11 Korrik 2017, 11:08Sport TEMA

Arsene Wenger kërkon nga lojtarët e tij të respektojnë kontratat, duke i adresuar një mesazh direkt Alexis Sanchez dhe Manchester City që është vënë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit kilian.

Trajneri i Arsenalit është i qartë në qëndrimin e tij, ai nuk ka aspak ndërmend ta lejojë sulmuesin të bashkohet me “Citizens”. Në një konferencë shtypi nga Sydney ku Arsenali ndodhet për turneun veror, menaxheri francez i “Topçinjve” lë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës me Sanchez.

“Po e nisim menjëherë këtë konferencë me presion. Le të flasim hapur, është një situatë që unë vazhdoj ta përjetoj që prej fundit të sezonit. Askush nuk e di nëse ai do të jetë me ne në fund të sezonit të ardhshëm por mund të them se ai lë të hapur për rinovimin e kontratës nëse klubi do ta shikojë të nevojshme”.

Wenger thekson më tej se nuk është aspak e vërtetë që Sanchez kërkon të largohet, madje kërkon të vendosë pikat mbi “i” përsa i përket zërave të merkatos.

“Lojtarët kanë kontrata me klubet dhe duhet t’i respektojnë. Kjo është ajo që ne duam të arrijmë. Giroud? Ia zgjatëm kontratën vitin e shkuar. Ai është një lojtar me shumë vlera dhe një njeri që e do këtë klub. Ka qenë përherë i vendosur për të vazhduar karrierën te Arsenali. Me mbërritjen e Lacazzete duhet të marr disa vendime por këto janë probleme që ekzistojnë gjithmonë dhe unë jam i lumtur që kam në skuadër dy sulmues të këtij niveli. Kjo është pjesë e punës që ne bëjmë dhe lojtarët duhet të pranojnë vendimet që unë marr”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje