Burim Kukeli nuk do të vazhdoj të jetë më pjesë e skuadrës së Zyrihut.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pranë prishjes së kontratës me klubin e njohur zviceran, dhe destinacioni i tij do të jetë një tjetër ekip që luan në superligën zviceriane.
Klubi i Luganos mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e gjakovarit.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe një skuadër tjetër dhe ajo është Sioni.
Në krye të kësaj të Sionit është ish zëvëndës-trajneri i kuqezinjve, Pulo Trammezzani, dhe është vetë ky i fundit që beson tek aftësit e Kukelit.