Uejn Runi është zyrtarisht futbollist i ri i Evertonit.
Klubi anglez ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit, Uejn Runi.
“Jemi të lutur të ju njoftojmë se e kemi kthyer në skuadër Uejn Rubi. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare”, thuhet në njoftimin e Evertonit.
Në anën tjetër Runi ka thënë se është kthyer sepse ndjen se mund të arrijnë gjëra të mëdha.
“Nuk jam kthyer vetëm për skuadrën që e dua ose skuadrën që jam rritur duke luajtur. Jam kthyer sepse ndjej se ky klub mund të jetë i suksesshëm dhe unë dua të jem pjesë e tij”, tha Runi.
Sulmuesi u kthye në Everton pas 13 viteve të kaluar në Old Trafford, ku ishte transferuar në vitin 2004.