Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka një plan për të ardhmen e Alvaro Moratës dhe James Rodriguez.
Dy futbollistët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ri, por deri tani asnjë klub nuk ka ofruar për sulmuesin spanjoll dhe mesfushorin kolumbian shumën që kërkon presidenti i Los Blancos për ti lënë të lirë.
Morata deri para pak ditësh ishte shumë pranë kalimit tek Manchester United, por Djajtë e Kuq hoqën dorë nga blerja e 24-vjecarit, për një sërë arsyesh duke firmosur në fund me Romelu Lukakun. Për momentin për ish bomberin e Juventusit, interesohet vetëm Chelsea i Antonio Contes. Blutë e Londrës pëlqejnë së tepërmi edhe James Rodriguez-in dhe duke parë e rusit Roman Abramovich për ti patur në skuadër dy yjet e Los Blancos, Florentino Perez ia ka ofruar Chelsea-it kartonat e dy lojtarëve për një total prej 150 milionë Eurosh.
Shifër e lartë kjo por jo e papërballueshme për kampionët e Anglisë. Perez nuk ka ndërmend të bëjë aspak ulje dhe nëse Conte i do vërtetë Moratën dhe James-in në skuadrën e tij, Abramovich duhet të bëjë gati një cek të bardhë në vlerën e 150 milionë Eurove.