Tashmë është punë e kryer, Wayne Rooney do të largohet nga Manchester United.
Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka arritur në qendrën stërvitore të Evertonit, në prag të kompletimit të transferimit te klubi i tij i fëmijërisë.
Pas një sezoni zhgënjyes me Jose Mourinho, Rooney ka vendosur që të kthehet te skuadra që ishte larguar në moshën 18 vjeçare për t’iu bashkuar Unitedit.
Kapiteni i “Djajve të Kuq” shënoi vetëm pesë gola në 25 paraqitje sezonin që lamë pas, 15 prej tyre titullar.
Kjo e ka shtyrë atë që përfundimisht të largohet nga “Old Trafford”, për tu kthyer te klubi i tij i fëmijërisë.
Rooney regjistron 77 paraqitje me Evertonin, ku ka shënuar 17 gola dhe ka edhe shumë për të dhënë me këtë fanellë.