UEFA ka caktuar oraret e ndeshjeve të para të turit të dytë kualifikues të “Europa League”.
Përballja mes Kairat Almatit dhe Skënderbeut do të zhvillohet ditën e enjte më 13 korrikut në orën 16:45.
Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Almaty Ortalyk” të qytetit të Almatit.
Ndeshja mes Shkëndijës dhe Helsinkit do të zhvillohet të enjten e 13 korrikut në orën 18:00.
Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës.