“Marco Verratti është i burgosur tek PSG”

7 Korrik 2017, 15:45Sport TEMA

Agjenti i Marco Verrattit është shprehur se lojtari i tij është si i burgosur te klubi francez, Paris Saint-Germain.

Duke folur për “Il Corriere dello Sport”, Donato di Campli jo vetëm që pohoi se PSG nuk ka dashur ta shesë lojtarin, por madje tha se ai është si i burgosur.

“PSG dëshiron të ndërtojë një ekip konkurrues që fiton në Evropë dhe jo vetëm në Ligue 1 dhe Kupë të Francës. Ka pasur shumë fjalë për Mbappen për një ofertë prej 150 milionë eurosh, por deri tani asnjë lojtar i kalibrit të Ligës së Kampionëve nuk ka arritur në klub.

Të refuzosh të shesësh Verrattin për 100 milionë euro është bërë punë krenarie, a e dini se çfarë më ka thënë drejtori Nasser Al-Khelaifi? Ai tha se ka ekzistuar një kontratë deri në vitin 2021 dhe se ai nuk mund ta shesë Verrattin sepse konsiderohet kampion dhe një lojtar përreth të cilit është ndërtuar ekipi. Ai më tha se nëse do ta shesë atë, do të rrezikonte punën dhe se në Doha nuk do t’ia falnin kurrë. Veratti është një i burgosur i Emirit të PSG-së”, deklaroi agjenti i lojtarit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje