Talenti shqiptar Marash Kumbulla, firmos me Veronën

7 Korrik 2017, 16:18Sport TEMA

Talenti 17-vjeçar shqiptar, Marash Kumbulla ka kaluar nga ekipet e moshave të Veronës në ekipin e parë, ku ka nënshkruar deri në vitin 2020.

Mbrojtësi qendror, është zyrtarizuar nga klubi italian dhe tashmë ai do të nisë një karrierë si profesionist, teksa ka nënshkruar edhe kontratën e pare si profesionist.

Sezonin e shkuar ai është aktivizuar me të rinjtë në 21 ndeshje, ku ka arritur që të shënojë edhe 2 gola.

Përveç rolit të mbrojtësit të qendrës Kumbulla luan edhe në mesfushë në rolin e “shkatërruesit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje