Ledian Memushaj pranë transferimit tek Benevento

9 Korrik 2017, 13:42Sport TEMA

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj pritet të bëhet me skuadër të re.

Memushaj me shumë gjasa do të mbetet në Serinë A, por sigurisht do të jetë Peskara që do të vendosë për fatet e tij, pasi mesfushori vlonjat është nën kontratë.

Benevento është skuadra që po ngulmon më së shumti për të dhe java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për bashkëpunimin mes tyre.

Mësohet se është lënë një takim që do të vendosë gjithçka.

Ndërkohë që Benevento po punon për të bërë edhe zyrtarizimin e marrëveshjes me Atalantën për Berat Gjimshitin, i cili iu ka bashkuar skuadrës në stërvitje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje