Ringritja e Partizanit nga 80-vjecari Moggi

10 Korrik 2017, 14:53Sport TEMA

Karriera e tij si futbollist si stoper, ka qenë mëse modeste, por vendosi shumë shpejt të varte këpucët në gozhdë për të marrë rolin e vëzhguesit të talenteve.

Në vitet ’60-’80, ka qenë menaxheri me më shumë influencë në futbollin italian. Duke punuar për Juventusin, ku ka zbuluar emra të tillë si Causio, Scirea e Paolo Rossi. Më pas kaloi te Roma, Lazio e Torino.

Impaktin më të madh e pati te Napoli i saposhpallur kampion në vitin 1987. Fitoi një tjetër kampionat dhe Kupën UEFA me epokën “Maradona”.

Qëndroi për pak kohë te Torino dhe Roma, për të nisur epokën 12-vjecare te Juventusi. Me Giraudon dhe Betegan, formoi Triadën e famshme. Fitoi gjithcka si drejtues te bardhezinjtë dhe bëhet padron i tregut të futbollstëve falë kompanisë “GEA” që drejtohej nga djali i tij.

Pas Calciopolit që shpërtheu në vitin 2006 pezullohet perjetë nga futbolli, por Lucciano nuk mund të qëndronte jashtë kësaj bote.

U rikthye fillimisht me opinionet e tij sportive, ndërsa prej më shumë se dy muash ka firmosur një kontratë 3-vjecare me Partizanin si këshilltar i presidentit Demi. Futbolli mbetet dashuria e tij më e madhe në jetë, zemra nuk mund të komandohet./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje