Tronditet Kukësi: Kush janë lojtarët dhe trajneri që ndaloi policia në Vjenë, për trukime?

10 Korrik 2017, 09:30Sport TEMA

Tronditet klubi i Kukësit dhe futbolli shqiptar. Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra pasi dyshimeve per trukimin e ndeshjes.

Përveç trajnerit Gjoka, “Panorama Sport” raporton se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci.

Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku.

Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime.

Ndërkohë, sot sërish kampionët në fuqi të Shqipërisë ndalohen në Vjenë me të njëjtin dyshim.

Gjithsesi, deri në këtë moment kemi të bëjmë vetëm më hetim për një paracaktim të mundshëm rezultatesh, pasi mund të rezultojë që Kukësi të jetë krejtësisht i pastër. E gjitha kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

1 komente në “Tronditet Kukësi: Kush janë lojtarët dhe trajneri që ndaloi policia në Vjenë, për trukime?”

  1. analisti says:

    po Llalla cben, apo pret rezultatet e hetimit nga ILDKP dhe Vetingu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje