Ekuban nga talent i panjohur, në një “diamant” te Partizani

10 Korrik 2017, 18:14Sport TEMA

Kaleb Ekuban në sezonin e ri do të luajë në Angli me skuadrën e Leeds United.  Sulmuesi ganez shkëlqeu në sezonin e tij të parë me Partizanin duke qenë protagonistë me golat e tij për të ndihmuar “Demat e Kuq” për të luftuar deri në javët e fundit për të fituar kampionatin.

Ai ishte padyshim një prej lojtarëve të huaj më të mirë në futbollin shqiptar, dhe kjo nuk e pengoi aspak për të rënë në syrin e skuadrave evropiane. Ekuban është transferuar te skuadra e njohur e Leeds për 800 mijë euro, ndërkohë që ka firmosur dhe një kontratë 4-vjeçare.

Ecuria e sulmuesit ganez- Ai erdhi në formë huazimi nga skuadra e njohur italiane e Chievos, teksa dhe më parë shëtiste në skuadra të vogla italiane në formë huazimi (Lummezane dhe Renate). Kur mbërriti në Shqipëri vlera e tij në merkato sipas “Transfermaket” shkonte në 175 mijë euro, ndërkohë që tashmë ajo ka shkuar në 750 mijë euro.

17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar e ndihmuan jo pak që ai tashmë të ngjiste me shpejtësi disa hapa në karrierën e tij. /vipsport.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje